Diamond Dental Hospital 24h
Kirurgët oralë dhe maksiofacialë fokusohen në trajtimin e problemeve që lidhen me indet e forta dhe të buta të fytyrës, gojës e nofullave. Ndërhyrjet kirurgjikale në nofull nevojiten kur nofulla e sipërme dhe e poshtme nuk përputhen siç duhet apo kur dhëmbët nuk zënë vend ashtu siç duhet në nofull. Nëpërmjet kësaj metode, në Diamond Dental mund të ripoziciononi nofullat, të trajtoni një infeksion të nofullave, të hiqni kistet në nofulla, të vendosni mini-implante dentare etj. Stomatologët tanë përdorin teknika moderne për të treguar se si do behet ndërhyrja ju japin një ide paraprake se si do të dukeni pas operacionit.