Diamond Dental Hospital 24h



Përkujdesje dentare dhe pushime mbreslënëse

TURIZMI DENTAR

Zbuloni Shqipërinë

DUKE U KUJDESUR PËR DHEMBËT


Pasuritë e pafundme natyrore, relievi, klima dhe brigjet detare e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë, ndërsa gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më në rritje ka qenë edhe trend i të huajve apo emigrantëve shqiptarë, të cilët u drejtohen klinikave dentare.

Trajtimet dentare janë shërbime të shtrenjta, sidomos në Evropën Perëndimore e SHBA. E pikërisht për këtë lindi edhe koncepti i Turizmit Dental, një koncept i cili tashmë nuk është më një gjë e re, por një praktikë që ndiqet prej një kohe të gjatë në shumë vende. Pacientët udhëtojnë në vende të ndryshme për të marrë një shërbim dental me kosto më të ulët. E sigurisht që përvojat me të cilat jeni ndeshur mund të mos kenë qenë gjithmonë më të mirat, por ne kemi një mision të thjeshtë kur bëhet fjalë për Turizmin Dentar: Ne synojmë t’ju japim një shërbim të pakonkurrueshëm në aspektin e cilësisë e kostos.

Qëllimi ynë është një shërbim dentar me një kosto të përballueshme, të gjitha të realizuara në formate të specializuara, përshtatur për udhëtarët e zgjuar të ditëve të sotme. Kostot e shërbimeve dentare varen nga vendi ku jetoni. Megjithatë standardet e cilësisë nuk preken. Një trajtim me cilësi të mirë nuk varet nga niveli ekonomik i vendit që ju merrni trajtimin, por në nivelin e cilësisë së klinikës ku ju e merrni atë. Ne kemi për qëllim të ofrojmë një çmim ekonomik duke ruajtur të paprekshme cilësinë.

Në lidhje me shërbimin e Turizmit Detar, në Diamond Dental do të gjeni:

  • Konceptim dhe Programim i gjithë periudhës tuaj të qëndrimit në Shqipëri (bileta avioni, rezervim hoteli, programim vizitash kulturore në objekte të ndryshme turistike)
  • Transfertat Aeroport-Hotel- Aeroport dhe Hotel-Spital- Hotel
  • Asistencë turistike gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri
  • Program fleksibel i vizitave dhe shërbimeve dentare
  • Asistencë mjekësore edhe pas periudhës së largimit nga Shqipëria nëpërmjet telefonit, e- mail apo video-konferencave


Për ofertat më të fundit nga Diamond Dental


Spitali ynë dentar është ndër të paktët spitale dentare në Shqipëri me aktivitet 24 ore / 7. Stafi ynë ju vjen përherë në ndihmë me profesionalizëm në çdo orë të ditës apo natës dhe i mbështetur nga aparaturat e teknologjisë moderne.

PJESE E JONA

© 2018 Diamond Dental Hospital. All rights reserved.