
Diamond Dental Hospital 24h
Klinika dentare “Diamond Dental” , e vendosur në Kryqëzimin e 21 Dhjetorit, Tirane, në pak muaj, falë punës së palodhur dhe profesionalizmit, u bëmë një ndër klinikat lider në vend, ndërsa sot jemi ndër të paktat klinika që ofron shërbim 24 orë, në çdo ditë të javë.
Misioni ynë është të ndihmojmë pacientët tanë të jetojnë të shëndetshëm me një buzëqeshje të sigurt e me vetëbesim. Mision të cilin e realizojmë më së miri në saj të stafit të specializuar në universitetet më të mira evropiane, e me shumë eksperiencë, ndërsa ju garantojmë shërbimet më të mira falë teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që klinika disponon. Angazhimi për përsosmëri, jo vetëm një frazë, por një mënyrë jetese, kujdesi ndaj detajeve, na mundësojnë të ofrojmë një trajtim cilësorë dentar që meritojnë pacientët tanë, e në saj të tyre sot numërojmë më shumë se sa… pacientë.
Një përvojë e suksesshme arrihet duke ndërtuar një themel besimi. Ne i trajtojmë pacientët tanë sikur të ishin pjesë e familjes sonë. Komunikimi dhe ndershmëria janë ato që ne besojmë se janë të domosdoshme për ndërtimin e atij besimi me pacientët tanë. Ne e kuptojmë se disa pacientë mund të ndihen të shqetësuar në lidhje me vizitat dentare, e për këtë marrim kohën e duhur në shpjegimin e gjithçkaje që bëjmë, si dhe shqyrtimin e gjithçkaje që kemi arritur me pacientët tanë. Klinika jonë është e përkushtuar t’ju ofrojë shërbime të shkëlqyera dhe të personalizuara për t”i bërë vizitat tuaja sa më të rehatshme. Ne ju falënderojmë që na lejuat të kujdesemi për nevojat tuaja dentare.
Në pak muaj, falë punës dhe profesionalizmit, u bëmë një ndër klinikat lider në vend dhe sot ofrojmë shërbim 24 orë.
Stafi ynë ofron një kujdes cilësor dentarë, duke përdorur trajtimet më moderne dhe inovative për ju dhe familjen tuaj.
Ne mendojmë për më të mirën e pacientëve tanë, ndaj mundohemi t’u sigurojmë rehati maksimale gjatë gjithë vizitës.