Diamond Dental Hospital 24h


SEDACIONI

Alternativë e shkëlqyer për një efekt qetësues




Sedacioni i ndërgjegjshëm me oksid azoti është një alternativë e shkëlqyer e sigurt dhe efektive që është përdorur për shumë vite. Oksidi i azotit është i përbërë nga oksigjeni dhe azoti, i cili, kur është i kombinuar, prodhon një përzierje e cila prodhon një efekt qetësues dhe relaksi për pacientët dhe në të njëjtën kohë i mban ata të zgjuar dhe në gjendje të flasin me dentistin. Oksidi i azotit i quajtur edhe “gaz i qeshur” për shkak të të qeshurave që u krijon pacientëve, është një opsion që dentistët tanë ofrojnë për t’ju bërë të ndiheni rehat gjatë procedurave të caktuara. Kjo teknikë është e dobishme për pacientët që janë të shqetësuar dhe të frikësuar nga procedurat dentare.


Dhëmbët meritojnë respekt…
Sigurohuni që ato të trajtohen nga profesionistë!

Spitali ynë dentar është ndër të paktët spitale dentare në Shqipëri me aktivitet 24 ore / 7. Stafi ynë ju vjen përherë në ndihmë me profesionalizëm në çdo orë të ditës apo natës dhe i mbështetur nga aparaturat e teknologjisë moderne.

PJESE E JONA

© 2018 Diamond Dental Hospital. All rights reserved.