Diamond Dental Hospital 24h
Pasuritë e pafundme natyrore, relievi, klima dhe brigjet detare e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë, ndërsa gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më në rritje ka qenë edhe trend i të huajve apo emigrantëve shqiptarë, të cilët u drejtohen klinikave dentare.
Trajtimet dentare janë shërbime të shtrenjta, sidomos në Evropën Perëndimore e SHBA. E pikërisht për këtë lindi edhe koncepti i Turizmit Dental, një koncept i cili tashmë nuk është më një gjë e re, por një praktikë që ndiqet prej një kohe të gjatë në shumë vende. Pacientët udhëtojnë në vende të ndryshme për të marrë një shërbim dental me kosto më të ulët. E sigurisht që përvojat me të cilat jeni ndeshur mund të mos kenë qenë gjithmonë më të mirat, por ne kemi një mision të thjeshtë kur bëhet fjalë për Turizmin Dentar: Ne synojmë t’ju japim një shërbim të pakonkurrueshëm në aspektin e cilësisë e kostos.
Qëllimi ynë është një shërbim dentar me një kosto të përballueshme, të gjitha të realizuara në formate të specializuara, përshtatur për udhëtarët e zgjuar të ditëve të sotme. Kostot e shërbimeve dentare varen nga vendi ku jetoni. Megjithatë standardet e cilësisë nuk preken. Një trajtim me cilësi të mirë nuk varet nga niveli ekonomik i vendit që ju merrni trajtimin, por në nivelin e cilësisë së klinikës ku ju e merrni atë. Ne kemi për qëllim të ofrojmë një çmim ekonomik duke ruajtur të paprekshme cilësinë.
Në lidhje me shërbimin e Turizmit Detar, në Diamond Dental do të gjeni: