Diamond Dental Hospital 24h
Frika ose ankthi mbi trajtimin e dhëmbëve është e zakonshme për shumicën e njerëzve, veçanërisht kur u duhet të ballafaqohen me procedura kirurgjikale. Nëpërmjet anestezisë së përgjithshme bëhet i mundur përdorimi i disa ilaçeve për t’i relaksuar pacientët dhe për të mos ja bërë vizitën e tyre tek dentisti të pakëndshme. Në këtë mënyrë menaxhojmë shqetësimin që këta pacientë përjetojnë gjatë trajtimit të dhëmbëve. Në një farë mënyre ju do të jeni të vetëdijshëm, ndërsa në disa nivele më të thella të anestezisë mund të mos mbani mend asgjë nga procedura. Qëllimi ynë është t’jua bëjmë vizitën tuaj sa më pak të dhimbshme dhe sa më të rehatshme.